Grenell i reagon mbështetësit të Kurtit

Ish-emisari i presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një shkrimi në Twitter, i ka reaguar Admir Mollës, një shqiptar që jeton në New York e me të cilin kryeministri Kurti bisedon për raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grenell tha se mbështetësi kryesor i kryeministrit të Kosvoës në Amerikë, kritikoi dhe ofendoi SHBA’në.

Gjithashtu, Grenell ia kujtoi Mollës se taksapaguesit e ShBA-së paguajnë trupat amerikane që qëndrojnë në Kosovë.

“Mbështetësi kryesor i Kurtit në ShBA ofendon ShBA-në. Ia kujtoj Admir Mollës se taksapaguesit e ShBA-së paguajnë që trupat amerikane të qëndrojnë në Kosovë”, shkroi Grenell.  

Go to TOP