Oda Ekonomike e Kosovës takon bizneset gurthyese, shqetësim mosrilicencimi në sektorin minerar

Oda Ekonomike e Kosovës ka zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve gurthyese për të diskutuar sfidat me të cilat po përballet sektori minerar, veçanërisht çështjen e mosrilicencimit të operatorëve ekonomikë.

Gjatë takimeve është diskutuar për vështirësitë e krijuara nga proceset e licencimit dhe ndikimin e tyre në funksionimin e bizneseve.

Ndërkohë, edhe një biznes nga sektori minerar, pronar i së cilës është Agron Krasniqi, ka konfirmuar se pas raportimit të Klan Kosovës, i është vazhduar licenca për operim.

Përfaqësuesit e bizneseve kanë paralajmëruar se, nëse nuk do të ketë mbështetje dhe zgjidhje nga institucionet, mund të detyrohen ta ndërpresin këtë veprimtari.

Go to TOP