Kombëtare

Vala e të nxehtit afrikan përfshin Shqipërinë, temperaturat mbi 40°C

Shqipëria është përfshirë nga temperatura të të nxehtit afrikan, që pritet të kalojnë mbi 40 gradë.

Vendi do të përfshihet nga temperatura shumë të larta gjatë ditës, por mbrëmjet do të jenë të freskëta. 

Moti do jetë i favorshëm edhe për pushuesit në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut, njofton RTSH, por paralajmërohet kujdes i veçantë pasi temperaturat do të jenë mbi normën e caktuar.

Kjo javë pritet të jetë edhe java më e nxehtë e kësaj vere. Po ashtu edhe muaji korrik do të fillojë me temperatura të larta 39-40 gradë celcius.