Gold AG: Deklaratat për Grupin e Kumanovës janë skandaloze

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, jo pak herë ka shprehur mendimin e tij, lidhur me ndonjë çështje të caktuar.

Ai së fundmi në një intervistë të re pë Radio Klan Kosova FM, ka komentuar disa nga deklaratat që janë bërë së fundmi në lidhje me rastin Kumanova.

Reperi me prejardhje nga Presheva, u shpreh se pjesëtarët e grupit të Kumanovës nuk janë tradhtarë, por janë të tradhtuar.

“Deklaratat për grupin e Kumanovës janë skandaloze, për një arsye, pa marrë parasysh kush i ka manipulu, kush i ka tradhtu ata djem, nuk janë as tradhtarë as grup kriminal, ata munden me kanë të tradhtum, kështu që ata djem, 10 prej tyre kanë vdekë, kanë lanë fëmijë jetima, njëzet e kusur, gati 30 tjerë, janë nëpër burgje, ma shumë se dhjetë prej tyre janë dënuar me burg të përjetshëm, edhe ata kanë nana, kanë baballarë, kanë fëmijë, që kanë lanë jetima me babë gjallë”, ka thënë Gold AG.

Foto: Gold AG/Instagram

Tutje, ai shtoi se gjithësecili duhet pasur kujdes dhe konsideratë në deklaratat që bëhen në lidhje me këtë grup.

“Na duhet me pasë kujdes hatri i tyne, nëse dihet saktë çka paska ba tek paska ba, kallxo kush i ka thanë tek i ka thanë edhe jena në rregull. Ata nuk janë kanë kullera, shumica prej tyre janë kanë pjesëtarë të tri luftave, ata kanë mujtë ma së lehti me u tradhtu”, tha Gold AG.

Reperi i njohur përndryshe shpesh ka qenë i përfolur për komentetet e tij në lidhje me situata aktuale politike apo edhe këngët me motive patriotike që shpesh publikon.

Foto: Gold AG/Instagram

Go to TOP