Degradimi i Brezovicës

Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.

Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.

Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.

Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës.

1.Prokuroria Themelore e Ferizajt dyshon se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Nikolliq dhe nëntë persona të tjerë u arrestuan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, bënë të ditur autoritetet në Kosovë.
.

2.Nikolliq dhe nëntë persona të tjerë u arrestuan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, bënë të ditur autoritetet në Kosovë.

Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, gjatë një konference për media, tha se Nikolliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë villa, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e villave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, ku gjendet edhe Brezovica.

3.Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, gjatë një konference për media, tha se Nikolliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë villa, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e villave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, ku gjendet edhe Brezovica.

"Vetëm ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dyshohet që ka marrë mbi një milion euro. Dyshohet se janë disa villa që janë përfituar si dhurata, vetura që janë marrë si dhurata për lëshimin e lejeve", tha Maloku.

4.Vetëm ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dyshohet që ka marrë mbi një milion euro. Dyshohet se janë disa villa që janë përfituar si dhurata, vetura që janë marrë si dhurata për lëshimin e lejeve”, tha Maloku.


Go to TOP