Gjykata Speciale merr vendim për Rexhep Selimin

Njëri nga eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Kjo pasi Gjykata Speciale e ka vazhduar këtë masë për “10-shin” e UÇK-së.

Në vendimin e trupit gjykues thuhet se vazhdon të ekzistojë rreziku për ikje apo ndikim në dëshmitarë, përfshirë veprat e rënda penale që peshojnë mbi Selimin.

Tashmë vazhdimi i paraburgimit është kthyer në një rutinë të punës së Speciales, e cila vetëm po ia aprovon kërkesën Prokurorisë për secilin nga të akuzuarit.

Go to TOP