Gjykata e Durrësit liron Noizyn kundrejt garancisë prej 5 milionë lekësh

Gjykata e Durrësit ka liruar sot Noizyn. Togat e zeza kanë pranuar garancinë pasurore të reperit prej 5 milionë lekësh të reja.

Noizy po mbahej prej 10 ditësh në paraburgim, pasi u arrestua për dhunë ndaj personazhit të TikTok-ut Medi Iseni!

Noizy dhe Bajraktari u arrestuan nga policia, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pas sherrit të ndodhur të qytetin e Pejës ku dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në dhunën e ushtruar ndaj Muhamet Isenit, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.

Policia ra në gjurmët e dy personazheve të njohur pasi njësia “FAST Albania” mori  informacion nga “FAST Kosova”, për këta 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Rigels Rajku u ndalua nga policia e Lezhës teksa po shkonte për të performuar në një klub nate.

Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim edhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sherrin e ndodhur pak ditë më parë në Pejë.

Go to TOP