Gjuha skandaloze e Sami Kurteshit, AGK: E papërgjegjshme, e papranueshme dhe e rrezikshme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshit, ndaj mediave, të bëra këtë të mërkurë.
Gjatë një pyetje drejtuar atij nga gazetarja e Gazeta Nacionale, Besarta Hoti, Kurteshi është përgjigjur me fjalët: “Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë.”
Asociacioni i Gazetarëve, këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të rrezikshme.
“Akuza e tillë, e paprecedent ndaj një medie, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve. Për më tepër, Kurteshi ka përdorur edhe gjuhë seksiste, duke i thënë gazetares “ta hangsha loçkën”, një shprehje e padenjë dhe e papërshtatshme për çdo komunikim institucional”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave. Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë. /Kosova.info/
