Gjuha e Dejona Mihalit ndaj Ramës dhe Lushtakut, Ymeri: Është pengesa kryesore për zhvillimin e institucioneve

Analisti Visar Ymeri e ka kritikuar gjuhen e Dejona Mihalit ndaj oponentëve politikë.

Ai ka bërë me dije se sulmet e koordinatores së VV-së ndaj kryetarit të Prishtinës Përparim Ramës, dhe atij të Skenderajt, Sami Lushtakut, janë të papranueshme.

Ai ka bërë me dije se kjo gjuhë ka dy probleme të mëdha.

“Gjuha që po përdoret nga Dejona Mihali, e cila është gjuha e Vetëvendosjes, gjuhë e Albin Kurtit i ka dy probleme madhore. E para, është gjuhë absolutisht e papranueshme për politikën, dhe e dyta është – akuza të rënda pa kurrfarë baze. E kemi rastin kur Dejona iu drejtua kryetarit të Prishtinës me fjalët “ku i merr narkotikët”, kurrfarë baze nuk ka kjo. Së paku, Dejona Mihali nuk ka dhënë asnjë bazë që kjo është e vërtetë. Si mund ta akuzosh dikë pa kurrfarë dëshmie nga niveli i pushtetit”, ka thënë Ymeri në emisionin “VV Show”.

Go to TOP