Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur

Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rinia”, në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Në njoftim thuhet se një person është plagosur, i cili ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë.
Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.
Ndërkohë që të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar;
Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe
Një copë fishek të kalibrit të njëjtë.
Thellimi i hetimit policor me synim , identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve ka rezultuar me kapjen e tyre nga ana e policisë dhe për rrjedhojë me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit tre të dyshuarit e përfshirë në rast;
Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,A, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj, janë dërguar në mbajtje në dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Go to TOP