Gjini zhvilloi takim me ish-kandidatët për deputetë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, zhvilloi një takim të përbashkët me ish-kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit, të cilët i falënderoi për angazhimin dhe entuziazmin e treguar gjatë gjithë fushatës zgjedhore.
Në këtë takim u zhvillua një diskutim përmbajtësor për procesin zgjedhor dhe rezultatin e arritur, si dhe për angazhimet e përbashkëta që do të vazhdojnë në organizimin e strukturave dhe fuqizimin e mëtejshëm të Aleancës.
“Aleanca në këto zgjedhje ka garuar me një listë cilësore kandidatësh dhe me një program të vlerësuar nga qytetarët, duke shënuar rritje të votës së përgjithshme. Besimi i qytetarëve është përgjegjësi dhe motiv shtesë për të vazhduar me më shumë punë, përkushtim dhe shërbim ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
