Polici mes dy të vrarëve në të shtënat në Montreal

Dy persona kanë vdekur, përfshirë një polic të Montrealit, pas një shkëmbimi zjarri me një të dyshuar, i cili gjithashtu u vra, të hënën pasdite në lagjen më të populluar të qytetit, Côte-des-Neiges, njoftoi policia e Montrealit.

Një police tjetër u dërgua në spital në gjendje kritike, por tani është jashtë rrezikut për jetën, tha shefi i policisë së Montrealit, Fady Dagher. Një civil pësoi lëndime të lehta.

Policia ishte përgjigjur ndaj një telefonate në numrin emergjent 911 për të shtëna me armë dhe një armë që shihej nga dritarja e një banese rreth orës 11:35 në Bulevardin Décarie, kur efektivët u qëlluan në rrugë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe një civil dhe i dyshuari. Policia beson se i dyshuari veproi i vetëm, raporton CNN.

Go to TOP