Kastrioti, kampion i Kosovës te juniorët

Finale shumë dramatike dhe me rivalitet kanë luajtur juniorët e Besa Famgas dhe Kastriotit.

Pas 60 minutave lojë të fortë, fitorja dhe titulli i kampionit i takoi Kastriotit të Ferizajt.

Finalja e Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll (U20) u zhvillua të hënën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

Kastrioti fitoi me rezultat 39:38.

Besa ishte në epërsi deri pas minutës së 40-të, madje edhe bindëse. Por më pas ferizajasit morën kontrollin dhe krijuan epërsi deri në tri gola në disa raste. Dhe në fund e mbajtën epërsinë e një goli për titull të kampionit.

Ledri Mustafa i shënoi 13 gola për ferizajasit, kurse Diolen Ajvazi 12. Me tetë gola fitoren e ndihmoi Edonis Saiti.

Te Besa Famgas, Ilir Istrefaj i shënoi 11 gola, derisa dhjetë i kishte Ajan Muqolli.

Kapitenit të Kastriotit, kupën e kampionit ia dorëzoi Xhavit Morina, nënpresident i FHK-së /Kosova.info/


Go to TOP