Gjilan: Kompleksi i varrezave të dëshmorëve, bëhet me rrugë të re

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re, te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan. Kjo rrugë do të jetë 194 metra e gjatë me gjerësi 5 metra dhe me trotuar për këmbësorët. 

Kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve t’iu lehtësohet lëvizja e vajtje-ardhjes nga qendra e qytetit te Kodra e Dëshmorëve dhe rruga qarkore. 

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen atje. 

Ai tha se vizitën e filluan te Kodra e Dëshmorëve, ku po ndërtohet rruga që do ta lidhë këtë zonë me rrugën qarkore, në lagjen e 8-të. 

“Po punohet gjithashtu për ndërtimin e murit mbrojtës, një kërkesë e banorëve të zonës”, tha kryetari Hyseni. /Kosova.info/


Go to TOP