Gjilan, fëmija plagos aksidentalisht me armë babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Livoq i ultë të Gjilanit, një fëmijë ka qëlluar aksidentalisht me armë babain e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 15:00.

“I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë. Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Go to TOP