Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Është gjetur pa shenja jete një person në një shtëpi në Pejë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar për një person pa shenja jete në një shtëpi. Njësitet relevante policore dhe një ekipe e mjekëve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.

Go to TOP