Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, nisin hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete sot pasdite në fshatin Doblibarë të Gjakovës.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe se trupi i pajetë do të dërohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj për RTKlive.

Go to TOP