Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Njësia e Trafikut të Qytetit në Ferizaj ka ndaluar një person të kërkuar me urdhër-arrest aktiv.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 18:30 është arrestuar një person me inicialet Q.A., 40 vjeç, i cili pas verifikimit rezultoi me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj – dega Kaçanik, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim prej 25 ditësh burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale në Ferizaj ka bërë të ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë në kuadër të zbatimit të urdhër-arresteve aktive dhe sigurisë në trafik.

Go to TOP