Gërxhaliu: Fati ekonomik i Kosovës është më shumë në duart e Serbisë se sa vetë Kosovës(VIDEO)

Safet Gërxhaliu, njohës i mirë i çështjeve ekonomike, në një intervistë për Kosova.info, ka thënë se Kosova po kalon një situatë të keqe sa i përket zhvillimit ekonomik, ai ka thënë se ka një arrogancë të qeverisë përballë bizneseve dhe një një luftë e ftohtë te komunikimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.

“Vitet e fundit ka një arrogancë të qeverisë përballë bizneseve, ka një mungesë enorme të një dialogu të mirëfilltë publiko-privat, ka një mungesë enorme të një dialogu konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve mes pozitës, opozitës dhe qytetarëve dhe kur flitet për dialogun mes nivelit qendror dhe atij lokal, është shumë më tepër një luftë e ftohtë sesa një dialog i institucioneve që duhet të punojnë në interes të shtetit dhe qytetarit, me këtë qasje është utopike të mendosh se realisht do të ketë zhvillim ekonomik” tha Gerxhaliu.

Gërxhaliu tha se ideja që të gjithë duhet të jenë të barabartë, të mirë janë vetëm të varfërit dhe vlera kombëtare të kenë vetëm të burgosurit, duhet t’i përkasë së kaluarës.

“Mendimi dhe opinioni se gjithë duhet të jenë të barabartë, se vetëm të varfërit janë të mire, se vetëm të burgosurit kanë vlerë kombëtare, duhet t’i përkasë së shkuarës, jemi në shekullin e 21-të, besoj se koha është diçka që nuk kthehet dot dhe në këtë drejtim është koha kur në sektorin privat duhet bërë më shumë se deri tani.

Vetëm në vitin 2023 janë mbi 2300 biznese të mbyllura, ku mund të na çojë një situatë e tillë dhe a kemi arsye për krenari dhe krenari ekonomike në Kosovë”.

Si një problem mjaft shqetësues, Gerxhaliu sheh migrimin e të rinjve kosovarë si dhe largimin masiv të fuqisë punëtore, që do të sjellë një krizë të re në vend./ Kosova.info

Go to TOP