Gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi Fazliu nderohet me Medaljen e Mirënjohjes

Në një mbrëmje gala, gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Alketa Gashi Fazliu, u nderua me çmimin, Medalja e Mirënjohjes. Tuzi i Malit te Zi hapi dyert për gratë e suksesshme, në një kurorëzim të arritjeve të tyre në disa fusha me ndikim të veçantë, në trevat shqiptare të rajonit tonë.

Në ceremoninë zyrtare të pritjes gazetarja e RTK Alketa Gashi Fazliu u vlerësua me Medaljen e Mirënjohjes për realizimin e emisioneve dhe projekteve me tema shoqërore, kulturore dhe historike me ndikim ne publik, dhe për modelin e suksesit që përcjellë.

Medalja ju dorëzua nga zv. kryeministri i Malit te zi z. Nik Gjeloshaj. Në Ditën Ndërkombëtare të gruas disa panele diskutimesh referuan mbi lidershipin e gruas në tërësi, në një botë ku problemet vijojnë të jenë të pranishme.


Go to TOP