Gazetarët tallen me Gjinovcin që i dha komplimente Ministres në studio, moderatori ua kthen “pse po ju vjen inati”?

Moderatori Rron Gjinovci ka shkaktuar debat me deklaratën e bërë ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kur në mbyllje të emisionit të tij tha; “me mua në studio ke Zonja e Hekurt e Drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu”. Komplimentit të Gjinovcit dhënë ministres i ka kushtuar një artikull Gazeta Insajderi duke e quajtur skandal, ndërsa gazetari Valon Syla ka dhënë shpjegimin e tij se kush janë Zonja të Hekurta.

Paraqitjen e ministres Albulena Haxhiu në emisionin e Rron Gjinovcit, Gazeta Insajderi, e ka cilësuar si “ikje nga pjesëmarrja në emisionet e mediave kritike dhe prezantim i “sukseseve” qeveritare në emisionet që drejtohet nga adhuruesit e Kurtit e të partisë në pushtet”.

Ndërsa, gazetari Valon Syla ka thënë se në Kosovë “Zonja të Hekurta, janë këto gratë që i mshojnë tenxhereve, edhe gjunjnë lotësjellës, ose qesin qarshafa me parulla në ballkon kur ju thotë Albin Kurti”.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

O Zonja e Hekurt. Ta honksha zemren. Ajo për Historinë e Njerzimit është e madhja Margaret Thatcher. E ka thy murin e Berlinit edhe e ka gjunjëzu Bashkimin Sovjetik, bashkë me Papën Gjon Palin dhe Presidentin Amerikan Ronald Reganin.

Te na Zonja të Hekurta, janë këto gratë që i mshojnë tenxhereve, edhe gjunjnë lotësjellës, ose qesin qarshafa me parulla në ballkon kur ju thotë Albin Kurti. Edhe që në esencë si Albulena Haxhiu, janë zgjedh në parlament pahiri, veç që e kanë pasë emrin me A… se e patën bo listen alfabetike zgjedhore.

Mos e zgatni… se horrë boheni. Ok? Këto janë veç ‘Zoja’ të nominuara me alfabet. #albanalogji

Në rrjetet sociale është komentuar edhe nga shumë të tjerë komplimenti që ministrja mori nga Gjinovci, e ky i fundit duket se i ka lexuar ato, pasi ka reaguar duke thënë “pse po ju vjen inati”.

Postimi i plotë i Gjinovcit:

Mirëmëngjes Zonja e Hekurt e Drejtësisë Albulena Haxhiu 😀

#psePoJuVjenInati.

Go to TOP