Grabitet një pompë derivatesh në Vushtrri, kjo është shuma e parave që u vodh

Është grabitur nën kërcënimin e thikës një pompë derivatesh në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri.

Policia njofton se aty janë vjedhur 77 euro dhe një telefon mobil.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Rr. Skënderbeu, Vushtrri 13.04.2022 – 04:45. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës, në pompën e derivateve, një personi i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 77 euro para dhe një telefon mobil. Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP