Gashi thirrje për mobilizim: Më 7 qershor ta kthejmë shpresën për Kosovën

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31 në listën zgjedhore, ka falënderuar qytetarët, aktivistët dhe simpatizantët e partisë për mbështetjen dhe angazhimin gjatë fushatës elektorale.

Në një mesazh drejtuar përkrahësve, Gashi vlerësoi punën dhe vullnetin e treguar gjatë gjithë periudhës së fushatës duke shprehur bindjen se ky angazhim do të shpërblehet në ditën e zgjedhjeve.

“Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen, aktivitetet dhe gjithë punën tuaj përgjatë kësaj kohe dhe ditëve të fushatës. Puna e vullneti juaj do të shpërblehet nesër, prandaj le ta bëjmë festë datën 7 Qershor dhe le të jetë kthesë e shpresë për Republikën tonë”, ka deklaruar Gashi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime duke ftuar familjarët dhe miqtë që të mbështesin LDK-në dhe kandidatët e saj.

“Që nga ora 07:00 të ftojmë familjen e shoqërinë dhe të dalim për të votuar 113 LDK dhe listën fituese”, ka theksuar kandidati i LDK-së.

Gashi garon në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 31 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP