Hadergjonaj: Nga Irzniqi në Doblibar po ndihet fryma e fitores së LDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Hadergjonaj, me numër 22, ka vazhduar aktivitetet elektorale në disa lokalitete të Kosovës duke theksuar mbështetjen dhe entuziazmin e qytetarëve për LDK-në.

Përmes një postimi, Hadergjonaj tha se gjatë takimeve me qytetarët në Irzniq, Loxhë, Strellc dhe Doblibar ka parë të njëjtën energji dhe besim për ndryshim.

“Pamë të njëjtën energji, të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtin besim. Besim se Kosova meriton më shumë. Besim se LDK-ja është alternativa që sjell ndryshimin e vërtetë”, ka shkruar ai.

Në prag të ditës së zgjedhjeve, Hadergjonaj u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime duke shprehur bindjen se LDK-ja do të shënojë fitore.

“Nesër është dita e vendimit. Dilni të votoni dhe në mbrëmje bashkë ta festojmë fitoren e madhe të LDK-së”, ka deklaruar Hadergjonaj. /Kosova.info/

Go to TOP