Gashi për Dole: Puna e tij e përjetshme ishte zgjerimi i lirisë përtej kufijve Amerikanë

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare, njoftoi familja e tij.

Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të ShBA-së në Kosovë, ndërsa në gusht të vitit 2020, për nder të angazhimit të tij për Kosovën, busti i tij është vendosur në Prishtinë.

E për jetën dhe veprën e tij, me pietet ka shkruar në profilin e tij në facebook edhe bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Rugova, Prof. dr. Alush Gashi, njëherësh themelues i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë.

Postimi i tij:

Sot, heroi ynë, Bob Dole, Ambasadori i parë i nderit i Kosovës në Washington DC ndërroi jetë. Puna e tij e përjetshme ishte zgjerimi i lirisë përtej kufijve Amerikanë 🇺🇸. Që nga viti 1986 ai punoi shumë për ta parë Kosovën si një vend të lirë dhe të pavarur. Pusho në paqe heroi ynë!

Go to TOP