Angazhimi i ish-senatorit Dole për Kosovën

Ish-senatori amerikan, Bob Dole vdiq më 5 dhjetor 2021. Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të ShBA-së në Kosovë, vizitë e cila, siç ka deklaruar më vonë në një postim në Twitter, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”.

Në vitet pasuese, Dole disa herë kishte vizituar Kosovën dhe ishte takuar me krerët politikë.

Për nder të angazhimit të tij për Kosovën, më 2020 në Prishtinë u vendos busti i tij.

Ish-senatori Bob Dole gjatë takimit në Uashington me një delegacion nga Kosova për të drejtat e njeriut më 24 qershor 1998. Në delegacionin e Kosovës bënin pjesë Vjosa Dobruna, Afërdita Kelmendi dhe Natasha Kandiq.   

Takimi ndërmjet Ibrahim Rugovës dhe Bob Dole në Prishtinë më 5 shtator 1998.   

Ish-senatori Bob Dole, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger gjatë dëshmisë së tyre para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve më 10 mars 1999. Zyrtarët amerikanë dëshmuan për dërgimin e trupave amerikane në Kosovë si dhe diskutuan për dështimin e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin, Richard Holbrook që ta bindë liderin e atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq që ta pranojë një marrëveshje të paqes me Kosovën.   

Ish-senatori amerikan, Bob Dole së bashku me të dërguarin e SHBA-së për Kosovën, Christopher Hill gjatë një takimi në Shkup më 5 mars 1999 me një delegacion të Kosovës. Kosovën në këtë takim e përfaqësuan Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe Edita Tahiri. Takimi u mbajt në Shkup pasi autoritetet e atëhershme të Jugosllavisë nuk ia kishin dhënë vizën me kohë ish-senatorit Dole.   
Ish-senatori amerikan, Bob Dole së bashku me të dërguarin e ShBA-së për Kosovën, Christopher Hill gjatë një takimi në Shkup më 5 mars 1999 me një delegacion të Kosovës. Kosovën në këtë takim e përfaqësuan Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe Edita Tahiri. Takimi u mbajt në Shkup pasi autoritetet e atëhershme të Jugosllavisë nuk ia kishin dhënë vizën me kohë ish-senatorit Dole. 
 
Ish-senatori Dole gjatë vizitës më 3 korrik 1999 në një kamp të refugjatëve në afërsi të Shkupit, u takua me refugjatët shqiptarë të Kosovës.   

Ish-senatori Bob Dole gjatë vizitës në Prishtinë më 4 korrik 1999. 

Vizita e ish-senatorit Bob Dole në Prishtinë më 29 gusht 2000. Atëbotë, ai ishte edhe kryetar i Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.  

Më 30 gusht të vitit 2020, për nder të angazhimit të ish-senatorit Bob Dole, në Prishtinë u inaugurua busti i tij. Inaugurimi i këtij busti përkoi me 30-vjetorin e vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë, që ishte udhëhequr nga Dole.   

Go to TOP