Këta janë emrat e drejtorëve që pritet t’i ketë Përparim Rama, nuk figuron koalicioni me PDK-në

Kur pritet që brenda pak ditësh Përparim Rama të marrë detyrën si Kryetar i Prishtinës, interesim i lartë është edhe për të ditur se kush janë emrat që do të udhëheqin me drejtoritë në Komunën e Prishtinës.

Siç mëson Kosova.info nga burime të afërta me LDK dhe me partitë tjera të cilat pritet të jenë në pushtet. LDK ka pranuar tash më të ndaj pushtetin me disa parti të vogla, bëhet fjalë për AKR-në dhe AAK-në.

Po sipas burimeve të brendshme këto subjekte bashkë me LDK-në, kanë caktuar edhe emrat e drejtorëve të dikastereve përkatëse, e ata janë.

LDK:

Krenar Xhaferi – Drejtoria e Urbanizmit;

Fadil Aliu Hertica – Drejtoria e Arsimit;

Izet Sadiku – Drejtoria e Shëndetësisë;

Jeta Rafuna – Drejtoria e Kadastrit;

Lindita Rexhepi – Drejtoria e Mirëqenies;

Alban Zogaj – Nënkryetar i parë dhe

Fehmi Kupina – Udhëheqës i Kuvendit Komunal. 

AKR pritet të udhëheq me dy drejtori, dhe burime të gazetës tonë bëjnë të ditur se drejtorët nga ky subjekt do të jenë:

Fiknete Bejta – Drejtoria e Financave dhe

Faton Pacolli – Drejtoria e Parqeve.

AAK-së pritet t’i takoj drejtoria e Sportit të cilën pritet ta udhëheq Kushtrim Mushica.

Tutje, po këto burime theksojnë se ende nuk ka konkretizim të marrëveshjes me PDK-në kjo pasi subjekti i cili udhëhiqet nga z. Memli Krasniqi nuk i ka kthyer ende përgjigje finale LDK-së mbi pretendimet e saj qeverisëse. /Kosova.info/

Go to TOP