Gashi me thirrje për unitet dhe votë për LDK-në më 7 qershor
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31, ka shënuar hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Prishtinë, në një atmosferë që ai e cilësoi si të jashtëzakonshme.
Përmes një postimi publik, Gashi theksoi energjinë pozitive dhe mobilizimin e qytetarëve duke e konsideruar këtë si një tregues të qartë të mbështetjes për ndryshim dhe drejtim të ri për vendin.
“Sot, më të bashkuar se kurrë, po ecim drejt rrugës së duhur për Kosovën”, u shpreh ai.
Gashi u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij rrugëtimi në zgjedhjet e 7 qershorit duke kërkuar mbështetje për Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 113, si dhe për kandidaturën e tij me numër 31.
Fushata e LDK-së po vazhdon me aktivitete në gjithë vendin, ndërsa kandidatët po prezantojnë programin dhe prioritetet e tyre para elektoratit. /Kosova.info/
