Gashi: Krenar për Pavarësinë, mirënjohës për mbështetjen e aleatëve
Aktivisti i çështjes kombëtare, ish deputet i LDK-së dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Alush Gashi, ka shprehur krenarinë dhe mirënjohjen e tij në 17-vjetorin e shtetësisë së vendit.
“Nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës ishte kulmimi i sakrificës dhe përkushtimit të shumë brezave. Krenar për këtë moment historik dhe përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të saj,” ka deklaruar Gashi.
Ai ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke theksuar se mbështetja ndërkombëtare ka qenë jetike për rrugën e shtetndërtimit dhe konsolidimin e pavarësisë.
Alush Gashi është anëtar i kryesisë së LDK-së. /Kosova.info/
