Gashani: Fatoni nuk ndalet nga rrena e manipulime – ka në krah qytetarët dhe të drejtën
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka reaguar me tone të forta ndaj, siç i cilëson ai, përpjekjeve të orkestruara për ta ndalur ministrin Faton Peci duke e mbrojtur me vendosmëri integritetin dhe angazhimin e tij publik.
“Dhe ju po mendoni se me rrena, inskenime, manipulime, stigmatizime, sulme, fyerje e gatime të helmëta në klube hibride, mund ta ndalni Fatonin! Gabim i keni bâ llogaritë!”, shkroi Gashani.
Ai akuzoi kundërshtarët politikë se kanë në krah “paranë e pistë dhe krimin e organizuar”, ndërsa theksoi se ministri Peci qëndron në anën e ndershmërisë, transparencës dhe ligjit. Sipas tij, përkrahja më e madhe për Pecin vjen nga qytetarët e Kosovës.
Deklarata e Gashanit vjen në kohën kur ndaj Peci ka filluar një hetim prokurorial, i cilësuar nga disa zyrtarë të pushtetit si i motivuar politikisht. /Kosova.info/
