Fundjavë me vranësira, diell dhe reshje lokale shiu në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe intervalet me diell do të alternohen gjatë ditës, të shoqëruara herë pas here me reshje lokale shiu.

Të shtunën parashihet mot i vranët me intervale kohore me diell. Gjatë ditës, vranësirat në disa zona do të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jug-perëndimi dhe jug-lindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.

Ndërkaq, të dielën pritet mot kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga lokale shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 23 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jug-perëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 10 m/s. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)23.05.202624.05.2026
Temp. Min. 0CTemp. Max. 0CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë10211122
Pejë10211122
Prizren10221222
Gjakovë11221223
Istog11221223
Junik11211123
Dragash819819
Ferizaj9201021
Gjilan9201021
Kamenicë921922
Besianë920921
Mitrovicë10201021
Malishevë10211122

Go to TOP