Fundjavë me diell dhe reshje të mundshme: Temperaturat deri në 27°C, kujdes nga rrezet UV
Këtë fundjavë, vendi ynë do të përjetojë mot të qëndrueshëm, por me ndryshime të lehta ndërmjet ditëve.
Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 8°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 24 deri në 26°C. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 m/s.
Ndërkaq, të dielën moti do të jetë më i vranët, me intervale me diell. Vranësirat në disa zona pritet të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 6 dhe 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 24 deri në 27°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 11 m/s.
Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, ndaj rekomandohet që qytetarët të shmangin ekspozimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 30.05.2026 | 31.05.2026 | ||
| Temp. Min. 0C | Temp. Max. 70C | Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | |
| Prishtinë | 8 | 25 | 8 | 26 |
| Pejë | 8 | 25 | 8 | 26 |
| Prizren | 8 | 26 | 9 | 27 |
| Gjakovë | 8 | 26 | 9 | 27 |
| Istog | 8 | 26 | 9 | 27 |
| Junik | 7 | 25 | 8 | 26 |
| Dragash | 6 | 24 | 6 | 24 |
| Ferizaj | 7 | 25 | 7 | 25 |
| Gjilan | 7 | 25 | 7 | 25 |
| Kamenicë | 7 | 25 | 7 | 26 |
| Besianë | 7 | 25 | 7 | 25 |
| Mitrovicë | 8 | 26 | 8 | 25 |
| Malishevë | 8 | 26 | 8 | 26 |
