FSK deklarohet pas gjetjes së trupit të pajetë në Liqenin e Jezhnicës

Një trup pa shenja jete është gjetur dje afër Liqenit të Jezhnicës në komunën e Shtërpcës.

Lidhur me rastin, Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Garda Kombëtare, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Kosovës, ka angazhuar togun e kërkim-shpëtimit malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale.

FSK ka bërë të ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit është përfunduar me sukses dhe se trupi i pajetë i personit është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedura të mëtejme.


Go to TOP