MKRS: Punimet në stadiumin e Gjilanit po zhvillohen me intensitet
Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka bërë të ditur se me intensitet po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjilanit.
Kjo ministri këtë e ka quajtur si një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën sportive në Anamoravë.

“Stadiumi i ri do të ketë kapacitet prej 8,750 ulësesh, dhe do të ofrojë kushte të dinjitetshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, si dhe për t’i ndjekur ndeshjet”, ka bërë të ditur MKRS.
Për këtë projekt, thotë MKRS-ja, janë ndarë 12.8 milionë euro, ndërsa punimet pritet të zgjasin dy vite. /Kosova.info/
