Frika nga “Omicron”, eksperët tregojnë se si kujdeseni gjatë festave

Të paktën 104 raste me variantin “Omicron” janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse është më i transmetueshme apo çon në sëmundje më të keqe, por disa kanë frikë se mund të jetë varianti më serioz deri më tani.

Në fillim të kësaj jave, Boris Johnson, i tha publikut se nuk kishte nevojë të anuloheshin festat festive.

Por, festat dhe grumbullimet gjatë tyre mund të jenë rrezik i përhapjes së virusit COVID-19, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Duke qenë se nuk janë vendosur kufizime, aktualisht i takon individëve të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në organizimet e ndryshme të festive.

Ekpertët këshillojnë që të siguroheni që jeni plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.

Nëse jeni duke shkuar në një organizim do të jeni shumë më të mbrojtur nga infektimi me koronavirus nëse jeni plotësisht të vaksinuar.

Go to TOP