Franca triumfon ndaj Hungarisë dhe kualifikohet në çerekfinale
Kombëtarja e Francës nuk i ka zhgënjyer tifozët nikoqirë, duke marrë fitore ndaj Hungarisë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike për hendboll.
“Gjelat” shënuan fitore ndaj Hungarisë me rezultat 20:24 (8:11, 12:13).
Franca e nisi shumë më mirë, duke qenë dominues pavarësisht që ishin nën presion, pasi me një humbje do të eliminoheshin qysh në fazën e grupeve.
Sidoqoftë, ata ia dolën ta marrin avantazhin prej tre golave qysh në pjesën e parë, me rezultat 8:11.
Me të njëjtin ritëm vazhduan edhe në pjesën e dytë për të fituar me rezultat të ngushtë 12:13, apo rezultati i përgjithshëm që doli të jetë 20:24, që i dërgon në fazën e eliminimit direkt.
Kësisoj, Franca bëhet kombëtarja e katërt nga grupi B që avancon në çerekfinale.