Alcaraz mposhtet nga Djokovic në “Paris 2024”

Spanjolli Carlos Alcaraz ka pësuar humbje në finalen e Lojërave Olimpike për kategorinë e meshkujve në tenis, nga serbi Novak Djokovic.

21-vjeçari s’ishte fare në formën më të mirë, ku si pasojë edhe pësoi humbje me rezultat 2:0 në sete.

Në të dy setet, Djokovic arriti të fitonte në “kohë shtesë”, me rezultat 7:6 (7:3, 7:2).

Kështu, Alcaraz e mbyll këtë Olimpiadë vetëm me medalje të argjendtë.


Go to TOP