FMN vlerëson qeverinë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur ditën e djeshme në takim një delegacion të FMN-së, të udhëhequr nga Gabriel Di Bella. 

Përfaqësuesi i FMN-së vlerësoi lartësisht dhe përgëzoi vendin tonë për të arriturat në fushën e ekonomisë e linjën e plotë të ndjekur edhe me rekomandimet e FMN-së. 

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Di Bella dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen dhe besimin ndaj Kosovës edhe në lidhje me programin në kuadër të instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Fund, nga i cili Kosova është përfitues. 

Më tej, ai theksoi që Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ta përforcojë bashkëpunimin me FMN-në dhe institucionet e tjera ndërkombëtare për ngritje të kapaciteteve dhe zhvillimit të vendit. 

Me theks të veçantë, z. Di Bella përgëzoi dhe punën e Qeverisë, respektivisht Ministrinë e Ekonomisë për projektin e Ankandit të parë për energji të ripërtëritshme. /Kosova.info/

Go to TOP