Florent Boshnjaku për zhvendosjen e “Sunny Hill” në Tiranë: Jemi mësuar në historinë tonë që të ‘ikim’ prej këtij vendi, me dhunë e ndonjëherë me dëshirë

Anulimi i “Sunny Hill” në Prishtinë dhe zhvendosja në Tiranë gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga temat më të diskutuara në media.

Kjo për faktin se pati polemika të shumta rreth asaj se çfarë e shtyri festivalin të ndërronte lokacion dhe se ku qëndron aktualisht problemi.

Reagimet lidhur me këtë kanë qenë të shumta e një të tillë së fundmi e ka bërë edhe kompozitori i njohur shqiptar, Florent Boshnjaku.

Ky i fundit thekson se tashmë jemi mësuar që të ‘ikim prej këtij vendi’ duke shtuar se çdo fjalë për “Sunny Hill” nuk ka kuptim më.

Postimi i plotë i Boshnjakut (pa ndërhyrje):

“Jemi mesu ne historine tone me “ike” prej ketij vendi , me dhune nganjehere e nganjehere me deshire .

Cdo fjale per Sunny Hill nuk ka kuptim me , por nje gje eshte evidente , nuk ka festival sivjet ne Prishtine . Qaq

Si secili raport njerezor apo ne biznes ka te mira e te keqija , varet si i trajtojne palet , por “ where is a will there is a way “ thane do plaka qe i kane vozite do mercedesa para neve”. 

Go to TOP