Flautistja prizrenase Berra Kruemali me koncert solistik

Sonte, Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” ishte mikpritëse e koncertit solistik të flautistes së re prizrenase, Berra Kruemali.

Nxënëse e shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, Kruemali shënoi një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj muzikor me këtë performancë që ngjalli interesim të madh tek artdashësit.

Talentja e re interpretoi vepra nga kompozitorë të njohur të muzikës klasike, të cilët kanë ndikuar në zhvillimin e saj artistik.

Performanca e saj u vlerësua lartë dhe u prit me duartrokitje nga publiku. Koncerti u organizua me përkrahjen e profesoreshës së saj Kaltrina Krasniqi dhe në bashkëpunim me pianisten Ilirjana Rekathati, ndërsa mysafire speciale e mbrëmjes ishte Ulpiana Gërmizaj.

Ky aktivitet që u përcoll me interesim të madh nga publiku, dëshmoi edhe njëherë përkushtimin ndaj mbështetjes së talenteve të rinj në Prizren.


Go to TOP