Fjolla Morina akuzon për shpërlarje parash Shkenda Dubovën

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina kohët e fundit është komentuar pas një rrëfimi tronditës që ka bërë në rrjetet sociale.

Përmes një video-live, Fjolla hodhi akuza ndaj ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Sylës dhe disa personave të tjerë për kërcënime dhe keqtrajtime ndaj saj, si dhe për helmim gjatë kohës që qëndrimit në burg dhe pas daljes nga burgu.

Ndër të tjera, Fjolla hodhi akuza të rënda edhe ndaj këngëtares, Shkenda Dubova të cilën e akuzoi për shpërlarje parash dhe përfshirje në këtë grup të cilin Fjolla e quan kriminal.

“Ato që kanë përfitu. Shkenda Dubova, shpërlarje parash që ka bo, i ka bo qendrat e dobësimit brenda 2-3 viteve që mu më ka ndodhë rasti në Kukës”, thotë ndër të tjera Fjolla.

Fjolla ka kërkuar nga organet kompetente që të merren me këtë rast dhe personat të cilët këngëtarja ka akuzuar të përfundojnë në burg.

Go to TOP