Fisnik Syla thumbon Fjolla Morinën: Nuk vuaj për një njeri që nuk ta di vlerën

Gjatë një interviste, biznesmeni Fisnik Syla u pyet se a ka mundësi ribashkimi me Fjolla Morinën.

Ai tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë kurrë, duke e përshkruar si “një gotë që s’thyhet, e cila nuk mund të kthehet siç ishte”. “Unë nuk vuaj për një njeri që nuk ta di vlerën dhe i bie pishman pastaj, është gjithçka me vonesë. Ne bricjapët kemi pak kokën e fortë kështu që nuk ka shanse për kthim”, u shpreh ai.

Fjolla Morina e konsideroi martesën me të si gabimin më të madh të jetës. Menjëherë pas kësaj, Fisnik Syla ka ironizuar ish-bashkëshorten në Instagram. Me anë të një video teksa interpreton këngën e Ylli Limanit dhe Noizyt “Alkool”, si mbishkrim shkruan: “Mos vuaj shumë. Ka mbaruar gjithçka,”duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Kujtojmë që lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë lidhur me zërat që po qarkullojnë kohët e fundit se është në një lidhje me moderatoren Ester Bylyku. Në një prononcim për ‘Panorama Plus’ ai e ka mohuar diçka të tillë, duke u shprehur: “Jo, nuk jam në lidhje me Ester”. Megjithatë, ai nuk ngurroi të ironizonte moderatoren duke thënë se dëshiron famë prej tij. “Unë nuk e kam karakaterin dhe as moshën , profesionin por edhe kohën që të merrem me ato që dëshirojnë të bëjnë famë përmes meje.”-tha Fisniku në prononcimin e tij.

Image
Go to TOP