Australia e mposht Danimarkën, kalon tutje në “Katar 2022”

Australia ka kaluar në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror “Katar 2022” pasi mposhti Danimarkën me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Leckie në minutën e 60 të takimit, njofton Klankosova.tv.

Pavarësisht se Danimarka u pa si favorit ndaj Australisë, dhe dominimit në fushë, ajo u befasua në këtë xhiro.

Në rast se Argjentina fiton përballë Polonisë sonte, në 1/8 e finales do të ndeshen Australia me Argjentinën.

Go to TOP