Bota

Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë të martën protokollin për t’iu bashkuar NATO-s

Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht të martën protokollet e tyre të pranimit për t’iu bashkuar NATO-s, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Por ai thekson se vendimi tashmë është marrë për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh.

Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga të 30 parlamentet për të lejuar që të dyja vendet të bëhen pjesë e NATO-s.

I pyetur nëse aleanca do ta ketë të vështirë të mbajë unitetin me kaq shumë anëtarë të ndryshëm, ai thotë: “Gjithmonë do të gjeni dallime dhe për mua kjo nuk është një dobësi… ne jemi vende demokratike”.

Ai thotë se është e rëndësishme që anëtarët të “bashkohen rreth çështjeve thelbësore”. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort