Rajoni

Vuçiq u nxeh dje nga vendimi i Kurtit, Daçiq e qetëson situatën: E vazhdojmë dialogun

Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjen e targave dhe dokumenteve që serbëve iu duhen për të hyrë në Kosovë e bëri nervoz presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili thirri mediat dhe doli vetëm në konferencë, ndonëse mysafir kishte emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se e informoi paraprakisht me atë që do të thoshte para gazetarëve.

Vuçiq ishte i prerë – s’ka më dialog me Prishtinën.

Megjithatë, sot e zbuti situatën kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se do ta vazhdojnë dialogun me palën kosovare. Madje, ai e lavdëroi këtë proces.

“E vetmja mënyrë e drejtë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është dialogu dhe kompromisi. Pala jonë është e gatshme të vazhdojë dialogun për shumë çështje të hapura, por theksojmë se nuk jemi të gatshëm të pranojmë asnjë vendim të njëanshëm, i cili nuk ka rezultuar nga marrëveshja në dialog dhe që rrezikon drejtpërdrejt të drejtat e e serbëve në Kosovë”.

Vuçiq në konferencën e djeshme për media përmendi edhe ushtrinë në diskursin kërcënues që përdori ndaj Kosovës.

“Ne nuk do të ndërmarrim veprime ushtarake, por kërkojmë që të mos ua marrin pronat njerëzve dhe të mos i dëbojnë. Pala tjetër nuk dëshiron zgjidhje kompromisi, por vetëm do që ne të pajtohemi me atë që ajo vendos”, tha Vuçiq, duke shtuar se Kosova e ka mbështetjen e Perëndimit për veprimet e saj.

Derisa në fillim të konferencës Vuçiq tregoi se si u mor vesh me Lajçakun që të dalë të flasë pa të.

“Unë e informova [Lajçakun] se për çfarë dua të flas dhe se dua të tregoj të vërtetën për gjithçka që po ndodh… dhe se cilat janë qëllimet e fuqive perëndimore. Fjala e tij është e rëndësishme dhe nuk dua ta vë në një situatë të pakëndshme”, tha Vuçiq.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort