Kryeministri Andy Burnham prezanton kabinetin e ri britanik

Downing Street njoftoi sonte se ish-Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, është zgjedhur Kancelar i Thesarit në qeverinë e re të udhëhequr nga Andy Burnham.

Në ekipin qeveritar të Andy Burnham, posti i Sekretarit të Jashtëm i është besuar Ed Miliband. Ai ka drejtuar Partinë Laburiste nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe ka qenë Sekretar i Energjisë në qeverinë e Keir Starmer, ndërsa tani do të jetë përgjegjës për politikën e jashtme të vendit.

Shabana Mahmood do të vazhdojë të mbajë postin e Sekretares së Brendshme. Krijimi i kabinetit të ri pason zhvillimet më të fundit politike në Britani, teksa Andy Burnham ka filluar të ndërtojë ekipin që do të udhëheqë vendin gjatë periudhës së ardhshme.

Kush hyn në qeveri:

John Healey rikthehet në kabinet si kancelar.

Ed Miliband mbetet në kabinet si sekretar i Jashtëm.

Shabana Mahmood vazhdon në detyrën e sekretares së Brendshme.

Louise Haigh emërohet kancelare e Dukatit të Lancasterit, sekretare e parë e shtetit dhe ministre e Zyrës së Kabinetit.

Pat McFadden vazhdon në detyrën e sekretarit për Punë dhe Pensione.

Yvette Cooper emërohet sekretare e Shëndetësisë.

Kush largohet:

Rachel Reeves largohet nga posti i kancelares.

Steve Reed humb postin e sekretarit për Strehim.

Liz Kendall nuk do të jetë më sekretare për Shkencë dhe Teknologji.

Peter Kyle shkarkohet nga posti i sekretarit për Biznes.

Jo Stevens largohet nga posti i sekretares për Uellsin.

Darren Jones shkarkohet nga posti i kancelarit të Dukatit të Lancasterit.

Hilary Benn largohet nga detyra e sekretarit për Irlandën e Veriut.

David Lammy largohet nga qeveria si sekretar i Drejtësisë.

James Murray humb postin e sekretarit të Shëndetësisë.

Lord Hermer nuk do të jetë më prokuror i përgjithshëm.


Go to TOP