OKB: Bandat kriminale përfituan mbi 88 miliardë dollarë nga mashtrimet online në Azi-Paqësor

Bandat kriminale kanë mashtruar qytetarët në rajonin Azi-Paqësor me të paktën 88 miliardë dollarë gjatë vitit 2025, sipas një raporti të publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin

Raporti vlerëson se humbjet totale nga mashtrimet online në Azinë Lindore, Azinë Juglindore, Australi dhe Zelandën e Re variojnë nga 88.3 deri në 114.1 miliardë dollarë, ndërsa grupet kriminale po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale, korrupsionin dhe rrjete ndërkombëtare për t’iu shmangur autoriteteve.

Sipas UNODC-së, persona nga të paktën 80 shtete janë identifikuar në qendrat e mashtrimeve në Azinë Juglindore, ku shumë prej tyre dyshohet se janë trafikuar dhe detyruar të punojnë, raporton Reuters.

Raporti paralajmëron se organizatat kriminale kanë zhvendosur aktivitetin e tyre nga Mianmari dhe Laosi drejt Timorit Lindor, ishujve të Paqësorit dhe disa vendeve afrikane, duke shfrytëzuar shtete me institucione të dobëta dhe nivele të larta korrupsioni.

Go to TOP