Fillon shpërndarja e tabletëve për punonjësit e Qendrave për Punë Sociale në Rajonin e Prishtinës

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në kuadër të procesit të dixhitalizimit të shërbimeve, ka filluar shpërndarja e tabletëve për punonjësit e Qendrave për Punë Sociale në Rajonin e Prishtinës.

Kjo ministri ka bërë të ditur se shpërndarja e këtyre tabletëve ka për qëllim garantimin e efikasitetit të zbatimit të projektit të pilotimit të asistencës sociale.

“Në takim ishin të pranishëm më shumë se 50 punonjës të QPS-ve ku u informuan më në detaje lidhur me zbatimin e projektit të pilotimit të asistencës sociale”.

“Shpërndarja e tabletëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me punonjësit e QPS-ve në rajonet tjera të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Go to TOP