Vuçeviq i reagon Kurtit për bazat afër Kosovës: “Po do t’i shes mjegull ndërkombëtarëve”

Kërkesa e kryeministrit. Albin Kurti drejtuar komunitetit ndërkombëtar që t`’i bëjë presion Serbisë për t’i larguar bazat ushtarake pranë kufirit me Kosovën, ka nxitur reagimin e shefit të qeverisë serbe, Millosh Vuçeviq.

Madje, Vuçeviq pretendon se bazat janë të vendosura aty prej vitesh.

“Edhe një herë kemi në punë fantazmagorinë e Albin Kurtit, i cili as nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë baza, bazat ushtarake të Ushtrisë Serbe janë të vendosura prej vitesh aty dhe Serbia me këtë nuk shkel asnjë marrëveshje dhe dokument ndërkombëtar, as Rezolutën 1244 e Kombeve të Bashkuara. Fakti që Kurti për të njëqindën herë po tenton të krijojë një dramë mediatike se po kërcënohet Kosova nuk është gjë tjetër veçse t’ua shesë mjegullën sponsorëve të tij perëndimorë”,, tha Vuçeviq.

Kryeministri Kurti në intervistën e mbrëmshme për CNN, tha se Serbia është agresive ndaj Kosovës, jo vetëm duke mos e njohur si shtet të pavarur, por për shkak se “është angazhuar” në luftë hibride dhe po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.

Ai shtoi se Kosova i kërkon Perëndimit që t’i bëjë presion Serbisë që të largojë ato baza, teksa theksoi se Beogradi ka ngjashmëri me Rusinë

Go to TOP