Fillon rrënim i objektit të ish-ndërmarrjes `Liria` në Prizren

Komuna e Prizrenit ka filluar punimet për rrënimin e objektit të ish-ndërmarrjes “Liria”, që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren.

Ekipet e rrënimit janë duke e kryer procesin me kujdes, duke u përqendruar në sigurinë e zonës përreth.

Ky projekt synon funksionalizimin e rrugës “Adem Jashari” dhe lehtësimin e qarkullimit të përgjithshëm në trafik.


Go to TOP